Koeman flet para El Clasicos, thotë se Reali nuk është në nivelin e duhur

Futboll

Koeman flet para El Clasicos, thotë se Reali nuk është në nivelin e duhur

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 16:41
Ronald Koeman

Ronald Koeman ka folur para El Clasicos që do të luhet këtë të shtunë me fillim nga ora 16:00

Trajneri i Barcelonës beson se Reali nuk është në nivelin e duhur shkaku i dy humbjeve të fundit, nga Cadiz në La Liga dhe Shakhtar në Ligën e Kampionëve.

“Është e çuditshme të mos kesh tifozë për të krijuar atmosferën. Ndoshta Real Madrid nuk ishte në nivelin e tyre,” ka thënë Koeman.

“Kjo do të thotë se ata vijnë me një nivel të ulët. Ata dinë të përballojnë këtë presion. Nuk mendoj se ky moment do të ketë ndikim,”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat