Ronaldo emocionon

Futboll

Ronaldo emocionon

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 18:42
Ronaldo emocionon

Sot është një ditë e gëzuar në Brazil. Pele, idhulli i të gjithë tifozëve, feston 80-vjetorin e lindjes. 

Një ndër urimet më të bukura për legjendën e lojës me top, vjen nga Ronaldo Fenomeni me anë të një postimi emocionues në Instagram.

“Ka vetëm një mbret dhe ai është Pele, më i madhi prej të gjithëve. Ndjej admirim dhe mirënjohje të pamasë që cilësohem si pasardhësi yt. Në të njëjtën kohë ndihem me fat që i përkas brezit që frymëzohej nga futbolli yt.

Çfarë privilegji të kem një idhull si ti. Unë i përkas periudhës post-Pele dhe nuk ia kam idenë se si do të rritesha pa frymëzimin ndaj teje. Çfarë talenti, absolutisht diçka jashtë normales. Nisa të besoj tek ëndrrat e mia prej historisë që shkruajte ti.

Dhe kur i ktheva ëndrrat në realitet, ti ishte aty përkrah meje. Idhulli im që po lumturohej dhe festonte për mua, pavarësisht çdo rivaliteti që tentonin të nxisnin mes nesh. E ndjeja krenarinë që po përjetojë që një tjetër brazilian kishte arritur në majë. Faleminderit Pele“, shkruan Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat