Kosova importon një pikë nga Turqia

Futboll

Kosova importon një pikë nga Turqia

Nga: Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:58
Kosova importon një pikë nga Turqia

Kombëtarja e Kosovës (femrat) e ka arkëtuar një pikë të rëndësishme si mysafire në përballje me Turqinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Ndeshja e zhvilluar në Mangavat, përfundoi me shifrat 0:0.

Në përgjithësi u zhvillua lojë e hapur, ku të dyja ekipet shfaqën dëshirë për fitore.  Pjesa  e ndeshjes ishte i baraspeshuar sa i përket cilësisë por jo edhe forcave në fushë, ngase prej minutës së 35-të Kosova luajti me 10 futbolliste, meqë pas 2 kartonëve të verdhë u përjashtua shtylla e mbrojtjes sonë Lidridonë Syla.

Megjithëkëtë, Dardanet ishin të barabarta dhe e ruajtën portën e vet dhe kjo pjesë u mbyll me rezultat 0:0.  Pjesa e dytë ishte shumë e fortë, futbollistet e Turqisë me të gjitha forcat u munduan të shënojnë fitore, duke u bazuar në forcën numerike në fushë, por nuk arritën të pushtojnë kështjellën  e Dardaneve, e cila po mbrohej me vetëmohim nga portierja Florentinë Kolgeci. Gjithsesi të gjitha lojtaret ishin në nivelin e duhur madje përtej mundësive dhe duke pasur parasysh se nga minuta e 35-të luajtën me një lojtare më pak, atëherë edhe ky barazim e ka shijen e fitores.

Pas këtij barazimi Kosova arrin kuotën  e 10 pikëve dhe renditet në pozitën e katërt, derisa Turqia mbetet në pozitën e pestë me dy pikë më pak. Do theksuar se para ndeshjes futbollistet dhe shtabin teknik të Kombëtares A të femrave i kanë përshëndetur dhe u kanë dhënë kurajë kryetarja e Komisionit të futbollit të femrave njëherësh anëtare e KE, Vjollcë Krasniqi, nënkryetari Agim Dibrani  dhe anëtari i KE-s, Agim Nura.

Turqia – Kosova  0:0 (0:0)
Stadiumi: Spor Kompleksi Manavgat
Gjyqtarë: Stacey Pearson, Melisae Burgin, Emily Camey e Abigail Byme.
K.V.:D.  Halilaj, Tahiri). Berisha, Musaj(Kos)
K.K. Syla pas 2K.V:(Kos)
Turqia: Akgoz, Yeniçei, Karagenç((Yldirim), Goksu, Civelek O Rurke), Ecem Esen(Keskin), Cumert(Çinar),  Topcu, Ulraz, Turkoglu e Hiz.
Kosova: Kolgeci, Kastrati, Halilaj(Gashi),  Syla, Avduli, Shala(Rexhepi), Biçkaj(Musaj), Tahiri(Emerllahu), Kryeziu, Smajli(Berisha) e Memeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat