Dermaku: Modeli im është Bruno Alves, ja përse ika nga Parma

Futboll

Dermaku: Modeli im është Bruno Alves, ja përse ika nga Parma

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 20:01
Dermaku: Modeli im është Bruno Alves, ja përse ika nga Parma

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë Kastriot Dermaku u prezantua sot si lojtari më i ri i Leçes në Serinë B. Pasi debutoi të mërkurën me gol kundër Kremonezes, qendërmbrojtësi u shpreh i lumtur që do të përfaqësojë ekipin verdhekuq në Serinë B.

Përpara mediave, ai u shpreh se është frymëzuar nga mbrojtësi veteran portugez Bruno Alves me të cilin ishte shok skuadre te Parma.

Ai zbuloi dhe arsyet se përse u largua nga ekipi i rajonit Emilia-Romanja duke theksuar se nuk llogaritej për skemën taktike të trajnerit, shkruan panoramasport.

“Gol në debutim – Mendoj se të mërkurën na mungoi vetëm fitorja. Nuk është detyra ime të shënoj, por jam i gëzuar sepse më ndihmon të përshtatem më shpejt me skuadrën.

Modeli – Njëri prej lojtarëve që e marr gjithmonë për model është Bruno Alvesh te Parma, i cili më ka mësuar shuëm gjëra dhe jashtë fushe. Elementë të tillë kanë peshë në dhomat e zhveshjes.

Arsyet e zgjedhjes së Leçes – Kur nuk bën në një projekt teknik si ai te Parma, është normale që të kërkosh një ekip të ri. Jam i kënaqur që jam në një ambjent të ngrohtë. Kjo skuadër nuk e meriton të jetë në Serinë B. E kujtoj dashurinë e tifozëve të Leçes kur luaja si kundërshtr.

Ndeshja e radhës me Kozencën – Dita e diel do të jetë e vështirë për ne, është diçka e bukur që kthehem si ‘ish’ në Kalabri.

Roli – Jam qendërmbrojtës. Fiziku më ndihmon shumë të shprehem mirë në këtë pozicion.

Karriera – Nuk kam asgjë për t’u ankuar për karrierën time. Besoj se secili prej bën një rrugë të gjatë për të arritur një nivel të caktuar. Kur debutova në Serinë A me Empolin, nuk isha gati atë kohë, por përvesha mëngët duke nisur nga niveli më i ulët për të arritur sot këtu”, deklaroi Kastriot Dermaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat