Ylli i Borussia Dortmundit rezulton pozitiv me Covid 19

Futboll

Ylli i Borussia Dortmundit rezulton pozitiv me Covid 19

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 22:33
Ylli i Borussia Dortmundit rezulton pozitiv me Covid 19

Covid-19 ka prekur edhe Borusia Dortmund. Klubi verdhezi në faqen zyrtare ka bërë me dije se mesfushori Emre Can ka rezultuar pozitiv pas testeve të kryera.

Ish-lojtari i Juventusit është asimtomatik dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Can është karantinuar menjëherë duke humbur kështu mundësinë për të luajtur në derbin ditën e nesërme ndaj Schalke 04.

Tashmë Can duhet të qendrojë në karantinë për të paktën dy javë deri në momentin që do të shërohet plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat