Interi si Liverpooli

Futboll

Interi si Liverpooli

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 13:17
Interi si Liverpooli

Trajneri i Interit, Antonio Conte, e ka krahasuar Interin e tij me Liverpoolin, që për shumë vite me Jurgen Kloppin nuk fitoi asnjë trofe, deri kur gjermani ndërtoi skuadër triumfuese.

Ai kërkuar durim edhe me ekipin e tij pasi beson se do të vijë dita kur Interi do të thyejë akullin për të fituar trofe, që i mungojnë që nga viti 2010.

“Dikush nga jashtë dëshiron të turbullojë ujërat, por ne jemi të qetë dhe të bindur që po ecim në rrugën e duhur”, u shpreh Conte.

“Donim të ndërtonim një skuadër që luan bukur dhe e kemi bërë tashmë, ndaj duhet të punojmë në aspektin e marrjes së rezultatit. Nuk është e thjeshtë, pasi Liverpool i Jurgen Klopp luajti bukur për 4 sezone, pa fituar asnjë titull, megjithatë ne duhet të përmirësohemi disi në aspektin mbrojtës dhe jemi të sigurt që rezultatet do të vijnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat