Rivaldo vë bast për Leo Messin

Futboll

Rivaldo vë bast për Leo Messin

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 13:30
Rivaldo vë bast për Leo Messin

“El Clasico” starton pas pak orësh, një ndeshje që për tifozët e Barcelonës dhe Realit të Madridit vlen një trofe më vetë, por njëkohësisht edhe për ata që e kanë luajtur dhe e kanë shijuar atmosferën e një dueli që ka pas nisur, duket sikur nuk do të përfundojë më kurrë.

Një mes protagonistëve të së kaluarës ka qenë edhe Rivaldo, braziliani, i cili me fanellën kuqeblu ka fituar, ka barazuar dhe ka humbur ndaj “Los Blancos”, por për duelin e sotëm e ka një bindje se cili do të triumfojë në fund: “Klasikja është rasti ideal për Mesin, për të treguar sesa shumë ai është ende i lidhur me ngjyrat e Barcelonës.

Leo ka pasur një verë shumë të komplikuar, të turbulluar, e cila ka bërë që edhe ky fillimsezoni të mos jetë ndër më të mirët për të. Por kjo ndeshje është idealja që ai të bëjë kthesën e duhur dhe mbi të gjitha të konfirmojë se është ende një futbollist jashtëtokësor. Në të njëjtën kohë, një paraqitje prej lojtarit më të mirë të ndeshjes do t’i rriste edhe vetë Mesit besimin, në mënyrë që vazhdimi i sezonit të jetë edhe më rrezatues për argjentinasin, – shpjegon “Topi i Artë” i vitit 1999.

– Në të njëjtën kohë, ky është edhe rasti i duhur për Barcelonën për t’i shtuar presion Realit dhe mbi të gjitha që të shuajë për pak kohe polemikat brenda klubit, që duket se pasi kanë nisur, nuk do të rreshtin më. Por nesër (sot), Barcelona, duke i mundur rivalët e përjetshëm, mund t’i dërgojë në krizë, duke i shkaktuar humbjen e tretë radhazi. Kush e vendos ndeshjen? E kush tjetër, Lionel Mesi, me një dopietë personale madje”, tha Rivaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat