Nuk ka asnjë lajm për rinovimin e Paulo Dybalas

Futboll

Nuk ka asnjë lajm për rinovimin e Paulo Dybalas

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 14:39
Nuk ka asnjë lajm për rinovimin e Paulo Dybalas

Nuk ka asnjë lajm për rinovimin e Paulo Dybalas. Negociatat me Juventusin janë ende të bllokuara dhe “tymi i bardhë” vazhdon të shtyhet, pavarësisht se agjenti i argjentinasit ka qenë në Torino prej një muaji tani.

Ndërkohë, nga Spanja vijnë lajme aspak të mira për kampionët e Italisë: Chelsea ka gati megaofertën për “10” bardhezi.

Situata mbetet pezull, pasi sulmuesi argjentinas ende nuk ka arritur një marrëveshje me “Zonjën e Vjetër” për rinovimin e kontratës aktuale, që i skadon më 2022.

Mediat iberike zbulojnë se Chelsea do të donte ta merrte atë në Londër me çfarëdolloj çmimi. “Todochajes.com” raporton se skuadra e Lampard po përgatit një ofertë midis 80 dhe 100 milionë eurove për ta bindur Juventusin dhe një pagë mbi 10 milionë euro në vit për vetë “Joya”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat