​City ndalet me barazim nga West Ham United

Futboll

​City ndalet me barazim nga West Ham United

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 15:24
Pamje nga ndeshja

Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në ballafaqim me West Ham United, në xhiron e gjashtë të kampionatit anglez.

Ishte Antonio ai cili i kaloi vendasit në epërsi me golin e realizuar në minutën e 18’ të ndeshjes dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Ekipi i Pep Guardiolas hyri më i vendosur në fushë në fraksionin e dytë të ndeshjes dhe e gjeti golin e barazimit përmes Foden në minutën e 51’, por kjo ishte krejt çfarë ata arritën të bënin dhe në fund të dy skuadrat morën nga një pikë.

Pas gjashtë ndeshjeve, Manchester City dhe West Ham United kanë nga tetë pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat