Kampioni në fuqi, Drita nga Gjilani, me lehtësi ka arritur tre pikë në luftë për kreun e tabelës.
Drita ngadhënjeu me rezultat 4:1 kundër Drenicës nga Skenderaj, në takimin e javës së 8-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Për Dritën shënuan futbollistët Shabani (2’), Namani (20’), Rexha (45’), Haxhimusa (79’) dhe për Drenicën Zabërgja (48’).
Drita renditet në vend të dytë me 13 pikë, por ka një takim me pak dhe Drenica është në pozitën e tetë me 8 pikë.