Reali fiton derbin e madh kundër rivalit të përjetshëm, Barcelonës 

Futboll

Reali fiton derbin e madh kundër rivalit të përjetshëm, Barcelonës 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2020 Në ora: 16:14
Reali fiton derbin e madh kundër rivalit të përjetshëm, Barcelonës 

Real Madridi ka fituar derbin më të madh në botë, me rezultat 3:1 kundër Barcelonës, në takimin që u zhvillua në “Camp Nou”.
Katër gola dhe një penallti e dyshimtë!

Futbollisti Karim Benzema më i suksesshëm se Lionel Messi! Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, është më i qetë, ndërsa ai i Barcelonës, Ronald Koeman është në telashe.

Në minutën e 5-të,  Federico Valverde nga afërsia realizon për 0:1 falë asistimit të Benzemas. 

Image

Pas tre minutave (8’) Anssumane Fati nga afërsia shënoi për 1:1 duke iu falënderuar asistimit të Albas.  

Do të diskutohet gjatë minuta e 62-të, ishte apo jo penallti! Gjyqtari Munuera akordoi penallti me ndihmën e VAR-it, që sipas kësaj, ka pas një tërheqje të fanellës nga ana e Gerrard Piques.

Image

Sergie Ramos me gjakftohtësi godet nga penalltia dhe kalon në epërsi me rezultat 1:2 Real Madridin. Në minutën e fundit, kroati Luca Modriç,  me një mjeshtri të rrallë nga rreth 13 metra shënon për 1:3.

Reali fiton derbin e madh kundër rivalit të përjetshëm, Barcelonës. Kampioni në fuqi, Reali kryeson me 13 pikë, ka gjashtë pikë më shumë se Barcelona në pozitën e dhjetë pas gjashtë jave të luajtura në Kampionatin e Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat