Paçarada me St. Paulin, humbjen 2:0 e shndërruan në barazim 

Futboll

Paçarada me St. Paulin, humbjen 2:0 e shndërruan në barazim 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2020 Në ora: 16:41
Pamje nga ndeshja

Leart Paçarada futet në lojë në minutën e 78-të, por që ia dha të mbarën skuadrës së St. Paulit, e cila nga humbja 2:0 barazon me rezultat 2:2 me Darmstadtin. 

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, tregoi lojë të mirë për 12 minuta sa ishte në fushë dhe i gëzohet këtij barazimit, aq me tepër që shmangen humbjen e sigurt.

Për Darmstadtin ka shënuar futbollisti Dursun (45'-nga penalltia e 76') dhe për St. Paulin Benatelli (80') e Zalazar (90+5'-nga penalltia). 

Pas javës së pestë St. Pauli është në pozitën e 6-të me 6 pikë dhe Darmstadt në vend të 11-të me 5 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat