Çfarë thotë trajneri i Besës?

Futboll

Çfarë thotë trajneri i Besës?

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 16:43
Çfarë thotë trajneri i Besës?

Besa arriti ta marr një pikë në takimin e sotëm kundër Feronikelit.

Goli i parë u realizua nga Besa teksa më pas barazuan mysafirët.

I pyetur për lojën, Klein tha se skuadra e tij pati mundësi që të fitonte ndeshjen.

“Loja nuk ishte e lehtë, dy ekipet janë shumë afër. Ne e patëm mundësinë të fitonim në pjesën e dytë, të dyja ekipet patëm raste të mira dhe mendoj se barazimi ishte rezultat normal” – u shpreh trajneri.

Në fund, Klein pati disa fjalë edhe rreth të ardhmes.

“Po bëjmë progres ditë pas dite dhe po shpresoj më të mirën për të ardhmen” – përfundoi Jerome Klein.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat