Batatina: Iu kam thënë futbollistëve që edhe nëse bijmë në Ligën e Parë gjithmonë do t’iu mbështetim

Futboll

Batatina: Iu kam thënë futbollistëve që edhe nëse bijmë në Ligën e Parë gjithmonë do t’iu mbështetim

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 16:46
Batatina: Iu kam thënë futbollistëve që edhe nëse bijmë në Ligën e Parë gjithmonë do t’iu mbështetim

Tahir Batatina është shprehur shumë i lumtur me fitoren 2:0 ndaj Arbërisë, duke theksuar që ky triumf do të këndellë skuadrën në vazhdimësi.

Batatina tha fjalë të mira sidomos për portierin Hoffman, i cili priti penallti në debutim.“Iu kam thënë futbollistëve që ndeshjet e para janë të vështira sepse kemi marrë 15 futbollistë. S’e meritojmë këtë pozitë ku jemi dhe këtë e dëshmuam edhe sot”, deklaroi Batatina.

“Pozitiv ishte reagimi i skuadrës dhe debutimi i portierit, i cili u pa që është cilësor”.

“Iu kam thënë futbollistëve që edhe nëse bijmë në Ligën e Parë gjithmonë do t’iu mbështetim. Do të punojmë shumë t’i përmirësojmë mangësitë. Shpresoj të jemi një skuadër solide deri në fund të kampionatit, ashtu si kemi qenë që prej rikthimit në Superliga”.

“Futbolli nuk është projekt ndërtimor që fillon dhe përfundon, ka sfida dhe duhet t’i kalojmë. Falënderoj kryesinë që na ka mbështetur shumë pavarësisht rezultateve”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat