Morina: Humbëm ndeshjen nga dy gabime, peshuan mungesat!

Futboll

Morina: Humbëm ndeshjen nga dy gabime, peshuan mungesat!

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 16:47
Morina: Humbëm ndeshjen nga dy gabime, peshuan mungesat!

 Arbnor Morina ka përgëzuar Llapin për fitoren e sotme, duke thënë që ishte e merituar.

Trajneri i Arbërisë ka theksuar pas ndeshjes që ekipi i tij e pësoi nga dy gabime naive, përcjellë Gazeta Olle.

“Dy gabime ne dy fillime të pjesëve e bëjnë këtë humbje të dhimbshme. Llapi sot ishte më i mirë dhe fitoi”, deklaroi Morina për Art Sport.

“Ne u angazhuam shumë, jam i kënaqur me vetmohimin e futbollistëve”.

“Nuk e shfrytëzuam as penalltinë, mungesat peshuan mjaftë dhe pikët na ikën”, përfundoi Morina. Kjo ishte humbja e dytë e Arbërisë këtë edicion, derisa të parën ia kishte shkaktuar Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat