Pirlo: Momenti për Dybalën

Futboll

Pirlo: Momenti për Dybalën

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 16:52
Pirlo: Momenti për Dybalën

Pasi debutoi në Ligën e Kampionëve me një fitore 0-2 në Ukrainë ndaj Dinamos së Kievit, Juventusi do përballet nesër në mbrëmje me Veronën në kampionat, aty ku ka fituar vetëm një ndeshje në fushë, nga tre të luajturat.

Trajneri i bardhezinjve Andrea Pirlo doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku tha se argjentinasi Paulo Dybala është rikuperuar plotësisht dhe do të luajë titullar, si dhe konfirmoi besimin ndaj Alvaro Moratës.

Si është gjendja e skuadrës pas Champions-it?
Jemi në formë të mirë fizike, pasi kemi pasur kohë të çlodhemi. Të gjithë janë në formë dhe me përjashtim të Chiellinit, do të jenë gati të japin maksimumin ndaj Veronës.

Vijoni të jeni në pritje për rikuperimin e Ronaldos…
Po, jemi në pritje të përgjigjeve të tamponëve, por deri dje në mbrëmje nuk kishim lajme pozitive. E sigurt është që nuk do të jetë nesër me ne, por shpresojmë që të rikthehet sa më parë.

Si po ecën rikuperimi i Alex Sandros dhe De Ligt?
Rikuperimi i Alex Sandros po ecën shumë mirë dhe futbollisti po e merr veten gradualisht, megjithatë nuk besoj se do të jetë gati para ndërprerjes. Do të shfrytëzojmë ndaljen e kampionatit, që ta sjellim në formën e duhur fizike. De Ligt është mirë dhe stërvitet me ne, por duke shmangur përplasjet. Presim vetëm miratimin e ortopedit, që të mund ta përfshijmë në ekip.

A do të luajë Dybala titullar nesër?
Dybala do të luajë titullar, pasi tani është në formë të mirë. E pata thënë edhe më herët, që nuk kishte nevojë për nxitje, por thjesht duhej të stërvitej, pasi vinte nga një dëmtim që e mbante larg fushave prej dy muajsh. Ka luajtur disa minuta të martën në Kiev dhe tani është e drejtë që të zbresë nga minuta e parë.

Jeni i befasuar nga paraqitjet e Moratës?
E dinim që është një lojtar shumë i fortë dhe me Dybalën njihen mjaft mirë, ndaj mund të bashkëpunojnë në mënyrë të përsosur. E prisnim këtë rendiment të tij, pasi e kemi blerë për të shënuar gola. I kam kërkuar të marrë pjesë më pak në kundërsulme dhe të vihet në shërbim të skuadrës, për të liruar hapësira për shokët.

Si është të luash pa tifozë?
Është një atmosferë surreale, por tashmë jemi ambientuar disi, pasi u bënë muaj që luajmë në këto kushte. Në Kiev kishte 20 mijë tifozë dhe dukej një botë tjetër, një atmosferë e jashtëzakonshme për të cilën na kishte marrë malli.

A mund të luajë Bernardeschi si anësor në skemën 3-5-2?
Sigurisht që mund ta bëjë dhe ky është plani im për të. Aktualisht po rikuperohet gradualisht nga dëmtimi dhe duam që të shndërrohet në një vlerë për skuadrën.

A do të jetë McKennie me skuadrën nesër?
Besoj se po. Presim sot të kompletojë testet mjekësore, pasi ka mposhtur koronavirusin dhe të na bashkohet për ndeshjen nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat