Bojkoti i futbollit, Duka rrëfen takimin me Ramën

Futboll

Bojkoti i futbollit, Duka rrëfen takimin me Ramën

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 16:52
Armand Duka

Në një deklaratë për mediat, presidenti i FSHF Armand Duka ka komentuar bisedimet me qeverinë sa i përket bojkotit të futbollit në vend që vijon prej fillimit të shtatorit tashmë.

Sipas numrit një të qeverisë së futbollit, ditën e sotme ai ka patur një takim me kryeministrin Edi Rama ku ka marrë edhe një premtim.

“Futbolli duhet të luhet dhe është i dëmshëm ndërprerja e tij. Jo vetëm për ne që duam ta shohim apo duam ta origanizojmë apo spektatorët, por është shumë i dëmshëm edhe për vetë futbollistët. Unë jam i mendimit që një orë e më parë duhet të luhet. Madje nuk duhet të ishte ndëprerë por duhet të kishim arritur konsensus pa bërë ndërprerje, pa bërë radikalizma.

Uroj që kjo të ndodhë me ndonjë premtim apo ndryshim në legjislativ. Në një tavolinë që ka pasur së fundmi Liga Profesioniste me ministrinë e Financave është premtuar që dy propozimet do të shkojnë në qeveri dhe qeveria do të miratojë një nga ato, do të thotë, propozimi që kemi bërë ne dhe propozimi aktual që është ligji i sponsorizimeve.

Sot unë kam patur një takim me kryeministrin dhe më ka premtuar se do të marrë në konsideratë propozimin tonë”, u shpreh Duka.

Vetëm kaq?

“Vetëm kaq. Se nuk besoj se mund të bënte ligj pas takimit apo para se të vija këtu”, shtoi presidenti i FSHF.

Kjo do të thotë se do të rifillojë kampionati?

“Unë të thashë se personalisht do doja që futbolli të mos ishte ndërprerë dhe mos ketë ndërprerje. Varet nga nga presidentët e Ligës që e kanë bojkotuar nëse do të binden me kaq apo do të kemi ndonjë zhvillim tjetër në bashkëpunim me kryeministrin që në fund të fundit të fitojë futbolli”, u shpreh Armand Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat