Muslija me gol të bukur në Bundesliga

Futboll

Muslija me gol të bukur në Bundesliga

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 16:53
Muslija me gol të bukur në Bundesliga

Florent Muslija ka shënuar gol tejet të bukur në fitoren e skuadrës së tij Hannoverit kundër Fortuna Dusseldorfit.

Takimi i zhvilluar gjatë ditës të shtunën përfundoi me shifrat 3:0, ndërsa golin e parë për vendësit e shënoi i Muslija, mesfushori i Kosovës.

Muslija në minutën e 57-të, pas një harkimi të mirë të Genki Haraguchit, gjuajti me të parën dhe i dha avantazhin skuadrës së vet, Marvin Ducksch në minutën e 63-të dhe autogoli i Florian Kastenmeier, vendosën epilogun final të këtij takimi.

Muslija nuk po gjen shumë minuta te Hannoveri, por ndeshje pas ndeshje është duke fituar besimin e trajnerit dhe kjo do ta ndihmonte edhe Kosovën, për të llogaritur në të në ndeshjet e nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat