Bayerni shkatërron me lojë e rezultat Eintrachtin

Futboll

Bayerni shkatërron me lojë e rezultat Eintrachtin

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:21
Bayerni shkatërron me lojë e rezultat Eintrachtin

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munihu, me lojë e rezultat 5:0 e mposhti Eintracht Frankfurtin, në takimin e javës së pestë të Bundesliga I.

Bavarezët dominuan lojën dhe arkëtuan tre pikë të mëdha. Sulmuesi polak në formë të madhe, duke realizuar het-trik. 
Golat i shënuan: Lewandowski (10', 26' e 60'), Sane (72'), Musiala (90+1’).

Lewandowski prinë në listën e shënuesve me 10 pikë, katër më shumë se Kramariç që zë vendin e dytë. 

Leipzig si vendas ka shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Hertha Berlinit dhe ruan kreun e tabelës. 

Upamecano (11'), Sabitzer (76'-nga penalltia) shënuan për Leipzigun dhe Cordoba (8') për Hertha Berlinin. 

Leipzig kryeson me 13 pikë, ndërsa Bayerni zë vendin e dytë me 12 sosh, Eintracht është në vend të pestë me 8 dhe Hertha e 15-ta me 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat