Zyba: Ndeshje e vështirë për Prishtinën

Futboll

Zyba: Ndeshje e vështirë për Prishtinën

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 18:29
Zyba: Ndeshje e vështirë për Prishtinën

Prishtina nesër pret skuadrën e Gjilanit nga e cila praktikisht edicionin e kaluar e kishte humbur titullin. Bardhekaltrit kanë rastin t’i tregojnë vlerat e tyre dhe të radhisin fitoren e tretë rresht dhe të provojnë të ngushtojnë distancën me liderin e klasifikimit, Ballkanin – skuadër kjo me të cilin Prishtina takohet të mërkurën.

Bardhekaltrit nga gjashtë ndeshje kanë grumbulluar 11 pikë, kurse Gjilani nga shtatë ndeshje dhjetë pikë. Nuk kanë pësuar humbje që nga ndeshja e parë, por po ashtu në pesë ndeshjet e fundit i kanë radhitur katër barazime pa gola dhe një fitore, njofton FC Prishtina.

Megjithëse skuadra e Gjilanit është me bilancin më negativë kundër Prishtinës, është skuadra e kuqe që dy përballjet e fundit, të zhvilluara në Gjilan, nuk ka pësuar nga Prishtina. Duhet theksuar se Gjilani asnjëherë nuk e ka mposhtur Prishtinën as në “Fadil Vokrri”, e as si mysafire dhe rezultati i fundit pozitiv si mysafire daton nga viti 2011 (1:1).

Prishtina vazhdon të vuaj mungesën e Shillovës, Lilajt dhe Dellovës.

“Nuk mendoj s’e kemi pasur paraqitje jo të mira në gjashtë ndeshjet paraprake, megjithatë s’e çfarë ekipi kemi, do të duhej të kishim më shumë pikë të grumbulluara”.

“E vërtet që jam futbollisti më i ri në moshë në përbërjen aktuale, e vlerësoj se kam formë të mirë momentale, por e ndjejë se mund të jap edhe më shumë se kaq dhe dua që çdo herë e më shumë të tregoj cilësitë e mija, të vazhdoj të përmirësohem akoma më shumë në vazhdim të kampionatit që të i ndihmoj skuadrës edhe më shumë se kaq”.

“Me Gjilanin na pret ndeshje e vështirë për çka na duhet të jemi maksimalisht të përqendruar për t’i marrë tre pikët e radhës që të vazhdojmë vazhdimësinë pozitive”, ka thënë mesfushori i Prishtinës, Qendrim Zyba.

Java VIII
Prishtina – Gjilani
E diel, 25 tetor – ora: 13.30
Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë
Gjyqtarë: S. Isufi, B. Selimaj, B. Morina, V. Ibërdemaj
Pa prezencën e shikuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat