Dragan Xhajiçi flet për turpin e tij: Ata më fyen shumë si njeri dhe sportist! 

Futboll

Dragan Xhajiçi flet për turpin e tij: Ata më fyen shumë si njeri dhe sportist! 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2020 Në ora: 18:46
Dragan Xhajiçi kur u arrestua në vitin 2008

Ish futbollisti i Cërvena Zvezdës nga Beogradi, Dragan Xhajiç, ka folur për turpin e tij pikërisht në vitin 2008 kur shteti i Serbisë e kishte arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare! 

Ai ishte arrestuar kur ishte si nënkryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë dhe drejtor i të gjitha kombëtareve.

“Xhajiç komentoi një nga momentet më të vështira në jetën e tij për të cilën ai nuk ka folur deri më tani - arrestimin në vitin 2008.

Image

Xhajiç ishte arrestuar së bashku me Vladimir Cvetkoviq dhe Milosh Marinkoviq nën dyshimin e përvetësimit të pesë milion eurove”, shkruan “Kurir”.

"Nëse do të mundja do ta shmangja atë histori. Nuk do ta kujtoja. Ishte vërtet e vështirë për mua. Ata më prishën shumë karrierën time, më fyen shumë si njeri dhe sportist.  

Image

Unë nuk e meritoja atë. Është një turp për disa njerëz që e bënë atë me vetëdije dhe unë e di kush janë", ka thënë mes të tjera Xhajiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat