Hyka, futbollisti shqiptar gjen golin e parë në Kinë

Futboll

Hyka, futbollisti shqiptar gjen golin e parë në Kinë

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 19:30
Hyka, futbollisti shqiptar gjen golin e parë në Kinë

Jahmir Hyka ka gjetur golin e parë në Kinë, me skuadrën e Guizhu Hengfeng, ku u transferua në merkaton e verës.

Ish-futbollisti i Kombëtares, shënoi golin e dytë në minutën e 40-të në fitoren 3:0 të skuadrës së tij në transfertë ndaj Shenjang Urban.

Hyka lëvizi bukur në krahun e majtë dhe pas një pasimi perfekt të marrë, nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë dhe të shënojë golin e tij të parë në Kinë.

Kujtojmë se Guizhu Hengfeng militon në divizionin e dytë në Kinë dhe futbollisti shqiptar aty po kalon një formë shumë të mirë, teksa përveç golit, pak ditë më parë dha edhe asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat