Laçi mposht Tiranën

Futboll

Laçi mposht Tiranën

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 19:31
Laçi mposht Tiranën

Tirana humb me rezultat minimal miqësoren e zhvilluar ndaj Laçit në “Selman Stërmasi”, që mendohet se do të jetë prova e fundit para nisjes së kampionatit. Bardheblutë, edhe pse ishin dominues në lojë, nuk mundën t’i shfrytëzonin si duhet rastet e krijuara në portën e kurbinasve, nga ana tjetër skuadra e Cungut tundi rrjetën e Tiranës në minutën e  62-të me Deliun, pas një aksioni të bukur me protagonistë Xhixhën dhe Rodriguez, me këtë të fundit që nxori në pozicion të volitshëm mesfushorin 22-vjeçar.

Kujtojmë që Tirana e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Torrasa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas ndërprerjes së një kundërsulmi (ndaj Ramos).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat