​Ndodh në Holandë, Ajaxi fiton me rezultat të pabesueshëm

Futboll

​Ndodh në Holandë, Ajaxi fiton me rezultat të pabesueshëm

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 19:34
Ajaxi fiton me rezultat të pabesueshëm

Në kampionatin holandez, Eredevize, sot po zhvillohen ndeshjet e xhiros së gjashtë.

Siç ndodh zakonisht, në këtë kampionat vazhdon të kryesoj skuadra me futbollin më të bukur, Ajaxi, skuadër kjo e cila sot ka siguruar tre pikë të reja në ballafaqim me skuadrën e Venios të cilën e ka shkatërruar me rezultat 13-0.

Realizimi i golave filloi në minutën e 18’ të ndeshje dhe më pastaj nuk kishte të ndalur deri në minutën e 87 kur edhe u realizua goli i 13-të.

Ajaxi e kryeson remditjen tabelare me 15 pikë, i ndjekur nga Twente me 14 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat