Dormundi fiton, Schalke 04 me rekord të zi

Futboll

Dormundi fiton, Schalke 04 me rekord të zi

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2020 Në ora: 20:21
Dormundi fiton, Schalke 04 me rekord të zi

Dortmundi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 kundër Schalke 04, në takimin e javës së 5-të të Bundesliga I. 
Verdhezinjtë treguan lojë të mirë dhe arritën tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit. 

Futbollistët Akaji (55'), Haaland (61') e Hummels (78') shënuan për verdhezinjtë. 

Schalke vazhdon me krizë të rezultateve, nga pesë ndeshje, ka një barazim dhe katër humbje, me godlallim 2:19, që në fakt është rekord i zi. 

Dortmund është në pozitën e tretë me 12 pikë, ka një pikë me pak se lideri Leipzig dhe po aq pikë sa Bayerni në vend të dytë, Schalke renditet i 17-ti me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat