​Reali fiton “El Claiscon”, reagon Cristiano Ronaldo

Futboll

​Reali fiton “El Claiscon”, reagon Cristiano Ronaldo

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 21:58
Ronaldo

Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën në “Camp Nou” me rezultat 1-3, në “El Clasicon” e parë për këtë edicion garues.

Golit të Ansu Fatit, vlerën ia humbën golat e Real Madridit të realizuara nga Valverde, Ramos dhe Luka Modric.

Këtë fitore të “Los Blancos” duket se e ka ndjerë shumë edhe ish-ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili pas përfundimit të ndeshjes ka postuar një fotografi në rrjetet sociale me mbishkrimin “Siiiiiii”, që në gjuhën shqipe ka kuptimin e një “Pooooo” të fuqishme.

Ronaldo u largua nga Real Madridi për t’iu bashkuar Juventusit para dy viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat