PSG ka marr fitoren e radhës ndaj Dijonit të Bersant Celinës me rezultat 4-0 në kuadër të javës së tetë në Ligue 1.
Parisienët e nisën ndeshje me gol, pasi realizuan pas vetëm dy minutash.
Mitchel Bakker harkoi në zonë ku më së mirë u gjend Moise Kean i cili me një të prekur dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
PSG vazhdoi me lojë të mirë dhe me raste.
Goli i dytë erdhi në minutën e 23-të, kur të gjithë punën e kreu Neymar, që kaloi disa lojtarë u fut në zonë dhe asistoi për Kean, e ky në portën e zbrazët shënoi për 2-0.
Pjesa e parë nuk solli më gola edhe pse rastet nuk munguan.
Në pjesën e dytë te Dijon u fut në lojë edhe Bersant Celina nga minuta e 70-të.
Golin e tretë në ndeshje e shënoi Kylian Mbappe vetëm pak minuta pasi u fut në lojë.
Por francezi nuk u ndal me kaq, pasi gjeti rrjetën edhe në minutat e fundit për rezultatin përfundimtar 4-0.
Pas tetë ndeshje PSG ka 18 pikë, me gjashtë fitore dhe dy humbje.