Reali lë me pasoja Barcelonën

Futboll

Reali lë me pasoja Barcelonën

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 15:37
Reali lë me pasoja Barcelonën

Humbja në shtëpi ndaj rivalëve të përjetshëm të Real Madridit ka shkaktuar të tjera pasoja në radhët e Barcelonës.

Klubi katalanas njoftoi nëpërmjet një komunikate për shtyp se futbollisti Filip Kutinjo ka pësuar tërheqje muskulare në bicepsin e femurit (kocka e kofshës).

Nuk bëhet e ditur se për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave lojtari brazilian, por e sigurtë që lojtari nuk do të jetë në supersfidën me Juventusin në Ligën e Kampioneve ditën e mërkurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat