Trajneri i Trepçës ’89 deklarohet pas fitores së ‘çmendur’ përballë Ballkanit

Futboll

Trajneri i Trepçës ’89 deklarohet pas fitores së ‘çmendur’ përballë Ballkanit

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 16:28
Shpetim Idrizi

Trajneri i Trepçës ’89 është deklaruar pas fitore së çmendur ndaj Ballkanit 4-3 në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës.

Shpetim Idrizi ka përgëzuar lojtarët e tij për përkushtimin e madh në këtë ndeshjes, duke përmbysur rezultatin nga 3-0, për të fituar 4-3.

Me të vërtetë ndeshje e jashtëzakonshme, e gjitha çfarë mund të them është të përgëzoj lojtarët për dëshirën, vullnetin dhe angazhimin që e treguan sot”, ka thënë strategu i skuadrës mitrovicase.

“Të them të drejtën nuk e kam besuar që do e përmbysim kështu takimin, e sidomos kundër Ballkanit. Kur na u deshtë goli më së shumti futbollistët shpërthyen dhe fituam këto tre pikë”

“Duke marrë parasysh se Ballkani ka super ekip ndoshta i respektuam pak më shumë se sa duhet, në fillim të pjesës së dytë i’u thashë futbollistëve të luanin pa presion dhe të mos shqetësoheshin për rezultatin”, ka përfunduar Idrizi.

Kjo është përmbysja më e madhe në vitet e fundit në futbollin kosovar, duke ditur që Ballkani është skuadra më e përforcuar në elitën e futbollit tonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat