Rroca zgjidhet sërish njeriu i ndeshjes në Turqi

Futboll

Rroca zgjidhet sërish njeriu i ndeshjes në Turqi

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 17:12
Rroca zgjidhet sërish njeriu i ndeshjes në Turqi

Eduart Rroca është duke kaluar një formë fantastike në Ligën e parë turke. Mesfushori 27-vjeçar është zgjedhur sërish njeriu i ndeshjes, në triumfin 3-0 që skuadra e tij Istanbulspor, arriti në shtëpi ndaj Eskisehirspor.

Shqiptari ishte protagonist me një asist fantastik për Papa Diuf në minutën e 63-të, teksa në të 88-tën, fitoi një 11-metërsh e cila u shndërrua në gola nga Ergun.

Kujtojmë që golin e parë për Istanbulsporin e realizoi Kristal Abazaj, i cili së bashku me Rrocën janë shndërruar në lidera të skuadrës turke.

Për sa i përket mesfushorit 27-vjeçar, ai u zgjodh njeriu i ndeshjes në triumfin e sotëm nga faqja e specializuar e statistikave “SofaScore”, që e vlerësoi Rrocën me notën 8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat