Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, la pa fjalë Vardarin midis të Shkupit, në takimin e javës së 10-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Renova barazoi me rezultat 3:3 me Vardarin, duke importuar një pikë të madhe me shije të fitores! Djelmoshat e Renovës treguan lojë dhe mirë dhe e nxorën një pikë shumë të vlefshme. Për Renovën shënuan futbollistët Selmani (28’), Belija (42’), Jasharovski (90’) dhe për Vardarin Mirçevski (6’), Popzlatanov (13’) dhe Petkovski (40’).
Struga Trim & Lum si mysafirë barazoi 1:1 me Pelisterin nga Manastiri.
Lena shënoi në minutën e 77-të për Struga TL por Hot ia mohoi fitoren në minutën e 90+1.
Lideri i kampionatit Shkëndija nga Tetova si vendas zhgënjeu, barazoi 1:1 me Rabotniçkin. Për tetovarët realizoi Ibraimi (16’) dhe për rivalin Stakonvski (51’).
Kampionati i Maqedonisë së Veriut
Bellasica-Boreci 2:2
Vardari-Renova 3:3
Pelisteri-Struga TL 1:1
Makedonija GP-A. Pandev 3:1
Shkupi-Sileksi 1:0
Shkëndija-Rabotniçki 1:1
Tabela
1. Shkendija 10 6 4 0 21:8 22
2. Shkupi 10 7 1 2 17:9 22
3. Makedonija GP 10 6 1 3 16:11 19
4. Boreci 10 4 4 2 11:10 16
5. Struga Trim & Lum 10 4 3 3 10:7 15
6. Sileksi 10 4 2 4 21:13 14
7. Rabotniçki 10 2 6 2 10:9 12
8. Pelisteri 10 2 6 2 8:8 12
9. Vardari 10 3 3 4 12:18 12
10. Renova 10 1 5 4 12:16 8
11. Akademia Pandev 10 2 1 7 4:12 7
12. Bellasica 10 0 2 8 5:26 2