Mehmedi asiston për fitoren e Wolfsburgut

Futboll

Mehmedi asiston për fitoren e Wolfsburgut

Nga: K.Goca Më: 25 tetor 2020 Në ora: 19:44
Mehmedi asiston për fitoren e Wolfsburgut

Reprezentuesi i Zvicrës, shqiptari Admir Mehmedi, asiston për fitoren e Wolfsburgut me rezultat 2:1 kundër Arminia Bielefeld, në takimin e javës së pestë të Bundesliga I.  

Futbollisti Mehmedi asistoi në minutën e 20-të, kur Arnold thelloi rezultatin 2:0.

Për Wolfsburgun shënuan Weghourst (19') e Arnold (20’) dhe për Arminian Schipplock (80').

Mehmedi ka luajtur deri në minutën e 67-të dhe ka treguar lojë të mirë.  

Wolfsburg është në vend të 10-të me 7 pikë apo ka tre më shumë se Arminia që renditet në pozitën e 14-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat