Bernard Berisha shpërthen në Rusi!

Futboll

Bernard Berisha shpërthen në Rusi!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2020 Në ora: 19:58
Bernard Berisha shpërthen në Rusi!

Reprezentuesi i Kosovës, Bernard Berisha, shpërthen me dy gola dhe një asistim në kampionatin rus. 

Ai është më i merituari për fitoren e Akhmat Grozny me rezultat 3:1 kundër Ufa-s. 

Ai përveç dy gola asistoi edhe në golin e dytë! Berisha ka shënuar në minutën e 11-të nga penalltia dhe në atë të 77-tën, ndërsa asistoi në golin e Iljin në minutën e 68-të. 

Aliev në minutën e 56-të realizoi për mysafirët. Berisha ka luajtur deri në minutën e 79-të, i cili dy minuta pa u zëvendësuar u ndëshkua me karton të verdhë. Berisha është lojtar i ndeshjes. 

Pas 12-të jave në elitën e futbollit rus, Akhmat Grozny është në pozitën e dhjetë me 17 pikë, ndërsa Ufa në fund të renditjes (u 16-ti) me 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat