Lëndohet futbollisti nga Kosova i Kombëtares së Shqipërisë

Futboll

Lëndohet futbollisti nga Kosova i Kombëtares së Shqipërisë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 20:16
Lëndohet futbollisti nga Kosova i Kombëtares së Shqipërisë

Futbollisti nga Kosova, Kastriot Dermaku i cili mbron ngjyrat e Kombëtares shqiptare nuk i ka shkuar mirë ndeshja e sotme me skuadrën e tij.

Skuadra e tij, Lecce nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Cosenza, pasi që barazuan 1:1 pas 90 minutave.

Pjesë e skuadrës së Lecces ishte edhe futbollisti shqiptar, Kastriot Dermaku i cili nuk arriti të luajë deri në fund.

Dermaku gjatë minutës së 10-të të ndeshjes u detyrua ta lëshojë fushën e blertë, pasi që pësoi një lëndim dhe u zëvendësua nga Meccariello.

Lecce e Kastriot Dermakut momentalisht ndodhet në vendin e nëntë në Serie B dhe ka vetëm gjashtë pikë pas pesë dueleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat