Fiorentina triumfon

Futboll

Fiorentina triumfon

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 20:17
Fiorentina triumfon

Fiorentina lë pas krizën e rezultateve, fiton 3-2 me Udinesen dhe katapultohet në mesin e tabelës së Serisë A.

Në fakt, ky sukses në “Artemio Franchi” u vu në dyshim nga skuadra vjollcë në minutat e fundit, me friulanët që tentuan barazimin deri në sekonda te fundit të shtesës, por pa mundur të shënonin golin e tretë.

Fiorentina realizoi dy gola brenda 21 minutave lojë. Fillimisht e zhbllokoi sfidën Castrovilli, për të ardhur më pas te finalizimi i Milenkovicit. Pa u mbyllur pjesa e parë Udinese shkurtoi diferencën me Okakan.

Castrovilli gjeti golin e dytë personal në këtë sfidë me fillimin e pjesës së dytë, por ndeshja u hap në minutën e 86-të nga Okaka. Emocione të shumta në minutat e fundit, por nuk pati më gola, me Fiorentinën që festoi suksesin e dytë sezonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat