Drejtori sportiv i Juventusit zbulon të ardhmen e Paulo Dybalas

Futboll

Drejtori sportiv i Juventusit zbulon të ardhmen e Paulo Dybalas

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 21:09
Paulo Dybala

Paulo Dybala sonte ka startuar nga minuta e parë kundër Veronas pas një kohe të gjatë, përcjell KosovaPress.

Situata e krijuar rreth tij kishte ngjallur spekulime të shumta se ai po planifikonte një largim nga Juventusi për shkak të minutazhës së vogël në fushë, por tani është drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ai i cili me pak fjalë ka treguar se palët janë duke punuar për vazhdimin e kontratës së sulmuesit nga Argjentina.

′′Ka një dëshirë të qartë nga klubi dhe gjithashtu që lojtari të zgjasë kontratën. Ne jemi gjithmonë duke folur, duam të kemi një situatë të lumtur për të gjithë ", deklaroi Paratici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat