Ilir Camaj trondit Buduçnostin! Shqiptarët nuk njohin humbje në Mal të Zi!

Futboll

Ilir Camaj trondit Buduçnostin! Shqiptarët nuk njohin humbje në Mal të Zi!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2020 Në ora: 22:17
Pamje nga ndeshja

Futbollisti Ilir Camaj - trim i ndeshjes, skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi nuk njeh humbje në Mal të Zi! Deçiq kthehet me një pikë të madhe dhe me shije të fitores nga Podgorica, duke luajtur baras (2:2) me skuadrën e njohur Buduçnosti, në takimin e javës së dhjetë.  

Dhjetë ndeshje dhe asnjë humbje nuk e ka Deçiqi, por ka 4 fitore e 6 barazime, me goldallim 16:6, duke thyer rekord në elitën e futbollit malazez. 

Buduçnosti avancoi me rezultat 2:0 falë golave të Cukoviqit (11’) dhe Bojoviqit (14′). Në vazhdim të takimit, Ilir Camaj del në skenë si stuhi, i cili me dy golat e tij trondit skuadrën vendase. 

Image

Ilir Camaj

Camaj ka shënuar në minutën e 26-të dhe të 69-tën.  Golin e parë nga rreth 20 metra duke tronditur portierin Dragojeviq, kur ngushtoi rezultatin në 2:1.

Camaj deri me tash ka realizuar 6 gola dhe renditet i dyti në listën e shënuesve, dy me pak se Saleta Kordiç i Podgoricës. 
Duhet theksuar se Deçiq ka qenë me fat në minutën e 33-të, Milosh Raiçkoviq nga distanca godet fortë, por traversa shpëton Velimiroviqin. 

Pas javës së dhjetë, Buduçnosti kryeson me 19 pikë, pasojnë Deçiq dhe Podgorica me 18, Sutjeska 16 pikë etj. Presidenti i klubit Deçiq, Pal Dreshaj, është i lumtur më këtë gjeneratë që ka, luftëtarë të mëdhenj në fushë dhe falë lojërave cilësore, po arrijnë rezultate fantastike. 

Buduçnosti – Deçiq    2:2 
Stadiumi në Podgoricë.
Shënues: Cukoviç (11'), Bojoviq (14') - Camaj (26' e 69') 
Kartona të verdhë: Miliq - Ad. Rudoviq, Tuci.
Buduçnosti: Dragojeviq, Axhiq, Bojoviq, Cukoviç, Grbiq (Tarubica 25’), Miliq, Mirkoviq, Miraitis (Mijoviq 78’), Raiçkoviq, Terziq (Vujaçiq 71’) dhe Vuçiq. 
Deçiq: Velimiroviq, Bozanoviq, Camaj (Roloviq 88’)), Dreshaj, Lulgjuraj, Markoviq (Ujkaj 85’), Pesukiq (Prenkoçeviq 90+1’), Ad. Rudoviq, An Rudoviq (Axhoviq 90+1’), Tuci dhe Vulaj.

Kampionati i Malit të Zi
Buduçnosti-Deçiq    2:2
OFK Petrovac-Sutjeska    1:1
Rudari-Jezero    0:1
Titogradi-Podgorica    1:0
Iskra-Zeta    0:0

Tabela
1. Buduçnosti    9    6    1    2    14:10    19
2. Deçiq    10    4    6    0    16:6    18
3. Podgorica    10    5    3    2    13:7    18
4.  Sutjeska    10    4    4    2    15:10    16
5. Jezero    10    4    2    4    6:8    14
6. Iskra    10    3    4    3    8:11    13
7. Zeta    10    3    3    4    7:10    12
8. Rudari    10    3    0    7    11:15    9
9. Titogradi    10    2    3    5    7:15    9
10. OFK Petrovaci    9    0    4    5    7:12    4

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat