Kulusevski shpëton Juventusin nga humbja

Futboll

Kulusevski shpëton Juventusin nga humbja

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 22:44
foto ilustrim

Juventusi assesi të këndellet dhe të bind me lojë.

Bardhezinjtë kanë arritur një tjetër barazim 1:1 ndaj Hellas Veronës, i treti pas pesë ndeshjeve të Serie A.

Andrea Favilli (60′) çoi në delirë mysafirët, por Dejan Kulusevski (78′) arriti të baraspeshonte gjithçka.

Ishte një solo gol i suedezit që shpëtoi Juven nga humbja, pasi skuadra e Andrea Pirlo vijon të mos bind me lojë.

Juve në vendin e pestë tubon nëntë pikë, ndërsa Verona me tetë pikë është në pozitën e tetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat