Rinovimi i kontratës, trofeu më special i Championsit, finalja më e mirë – rrëfehet Luka Modric

Futboll

Rinovimi i kontratës, trofeu më special i Championsit, finalja më e mirë – rrëfehet Luka Modric

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 23:30
Luka Modric

Luka Modric (Zadar, 35 vjeçar) do t’i përfundojë kontrata me Real Madridin në fund të sezonit, por ai e ka një gjë të qartë: rinovimi apo largimi, çka do që të ndodhë – marrëdhënia e tij me klubin do të vazhdojë të jetë e jashtëzakonshme.

Ai dëshiron të vazhdojë ta veshë fanellën e bardhë, por nuk e di çfarë do t’i sjellë e ardhmja.

Në një intervistë për “FourFourTwo”, Modric, që të shtunën shënoi në El Clasico në fitoren 3-1 të Real Madridit kundër Barcelonës, u rrëfye për shumë gjëra.

“Keni fituar katër Champions: 2014, 2016, 2017 dhe 2018. Cili ka qenë më special? Secili është special, por La Décima ishte diçka e jashtëzakonshme. Madridi ka pritur 12 vite për të fituar të dhjetën, që është edhe numri im favorit. Si finale që kemi luajtur më mirë, do të thosha kundër Juventusit në Cardiff (2017), por nëse flisni për atë më të rëndësishëm do të thosha La Décima. Dhashë asist për Ramosin në kohën shtesë…. deh goli tashmë është pjesë e historisë. Jam shumë i lumtur që na ndodhi ajo mua dhe Sergios, sepse jemi shokë shumë të mirë, ishte moment i shkëlqyer për klubin”, tha ai.

“E ardhmja? Kam edhe këtë vit kontratë me Real Madridin dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ndihem mirë dhe dua të vazhdoj të luaj futboll edhe për disa vite. Ku? Do të shohim. Të jem i sinqertë, nuk ka menduar shumë për këtë. Jam i fokusuar te Madridi dhe gjërat që mund t’i fitojmë këtë sezon. Më pas do të ulemi me klubin dhe do të gjejmë një zgjidhje në të mirën e të gjithëve. Kam qenë këtu për tetë sezone, tetë sezone të shkëlqyeshme dhe kam krijuar marrëdhënie speciale me të gjithë në klub. Çfarëdo që të ndodhë, s’do të jetë ndonjë problem”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat