Milan-Roma, rikuperohet Çalhanoglu. Në fushë nga minuta e ‘1

Futboll

Milan-Roma, rikuperohet Çalhanoglu. Në fushë nga minuta e ‘1

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 07:38
Ilustrim

Lajme të mira në shtëpinë e Milan, pak orë larg ndeshjes sl kampionatit kundër Romës.

Tekniku Stefano Pioli do të ketë të gatshëm nga minuta e parë edhe fantazistin turk, Hakan Çalhanoglu.

Ish-lojtari i Bayer Leverkusen është stërvitur normalisht me grupin dhe sot në mbrëmje pritet të jetë në fushë që nga minuta e parë.

Kuqezinjtë kryesojnë rënditjen në Serie A me 4 fitore në po kaq ndeshje, ndërsa sfida me Romën do të jetë një test i rëndësishëm për të besuarit e Piolit.

Milan-Roma luhet sonte në ora 20.45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat