Umtiti: Nuk dua të largohem nga Barcelona në këtë mënyrë

Futboll

Umtiti: Nuk dua të largohem nga Barcelona në këtë mënyrë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 09:13
Samuel Umtiti

Samuel Umtiti ka thënë disa fjalë lidhur me të ardhmen e tij.

Mbrojtësi francez i Barcelonës, Samuel Umtiti, tash e disa kohë lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’.

Lojtari nuk bën pjesë në planet e Ronald Koeman, megjithatë ai nuk dëshiron që të largohet në këtë mënyrë. Umtiti është i vendosur që të luftojë për një vend në formacionin e Barcës.

“Gjithçka ishte e mundur gjatë merkatos. Lyon është klubi im dhe qyteti im. Ata më dhanë mundësinë për t’u parë”, ka thënë Umtiti.

“Kishte diskutime, por ishte e shpejtë, asgjë konkrete. Të jem korrekt; Barcelona është Barcelona. Nuk dua të largohem kështu”, shtoi francezi.

Samuel Umtiti ka humbur balotazhin me emra si Gerard Pique, Clement Lenglet por edhe Aruajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat