Pirlo flet pas barazimit ndaj Veronas, tregon cila ishte vështirësia më e madhe

Futboll

Pirlo flet pas barazimit ndaj Veronas, tregon cila ishte vështirësia më e madhe

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 09:26
Andrea Pirlo

Juventus ka befasuar mbrëmë duke bërë një tjetër hap fals.

Skuadra e Juventus ka luajtur baras 1:1 në ndeshjen kundër Veronas, duke bërë kështu një tjetër hap të gabuar drejt titullit të kampionit.

Pas ndeshjes, Andrea Pirlo ka treguar se cilat ishin vështirësitë më të mëdha për Juven.

“Kur luan kundër Veronas apo Atalantas është problem sepse ata luajnë në markim 1 për 1 në të gjithë fushën dhe krijojnë shumë duele. Tentuam të shmangim presingun e tyre të lartë dhe kjo funksionoi më mirë në pjesën e  dyt. Është e vështirë ndaj tyre”, ka thënë trajneri i Juventus.

“Pjesa e parë nuk ishte mjaftueshëm agresive, pritëm për ta dhe përsëri krijuam shanse më të mira”, shtoi Pirlo.

Juventus ka barazuar këtë edicion me Crotone, Roma dhe Veronan, derisa ndeshja kundër Napoli i është dhënë me rezultat 3:0 në tavolinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat