​Christian Eriksen mund të largohet nga Interi

Futboll

​Christian Eriksen mund të largohet nga Interi

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 12:01
​Christian Eriksen

I pa favorizuar nga trajneri Antonio Conte, Christian Eriksen mund të largohet nga Interi në merkaton e janarit nëse një ofertë tërheqëse vjen në drejtim të zi-kaltërve, raporton “Calciomercato”.

Paris-Saint-Germain është njëra nga skuadrat e interesuara për reprezentuesin nga Danimarka.

Eriksen, i cili erdhi në Inter nga Tottenhami, deri më tani nuk ka arritur të tregojë kualitetet e tij dhe nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me trajnerin Antonio Conte.

Si në sezonin e kaluar, ashtu edhe tani, Eriksen është duke luajtur shumë pak minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat