​Në pritje të përgjigjes nga qeveria, Liga Profesioniste shtyn vendimin për bojkotin

Futboll

​Në pritje të përgjigjes nga qeveria, Liga Profesioniste shtyn vendimin për bojkotin

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 13:53
​Në pritje të përgjigjes nga qeveria, Liga Profesioniste shtyn vendimin për bojkotin

Në pritje të një përgjigje zyrtare nga qeveria, Liga shtyn sërish vendimin për rifillimin e sezonit apo vijimin e bojkotit.

Pas mbledhjes së radhës, presidentet e Superligës, vendosën një afat të ri, mbeten në pritje të një përgjigje deri ditën e enjte për të vendosur më pas se si do të vijohet, të premten është parashikuar edhe mbledhja e radhës.

Sipas Edvin Libohovës, Liga do të presë deri ditën e enjte nëse do të ketë një përgjigje nga qeveria.

“Ne do të presim deri ditën e enjte nëse do të kemi një përgjigje nga qeveria. Më pas do mblidhemi për të vendosur për bojkotin. Po i lëmë një afat tjetër, për të pasur një përgjigje dhe më pas do mblidhemi për të marrë vendimin përfundimtar. Nuk e dimë pse ende nuk ka ardhur një përgjigje përfundimtar. Nuk ka një ngërç. Nëse nuk vjen deri ditën e enjte, do mblidhte Liga ditën e premte dhe më pas do vendsim. Nuk kemi detaje se çfarë diskutoi Duka me Ramën, ishte pozitiv, por nuk kemi detaje. Ky bojkot nuk e rrezikon kampionatin. Nuk është diskutuar asnjë propozim tjetër për kampionatin, u shpreh presidenti i Ligës Profesioniste të Futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat