Del Piero këshillon Pirlon: Juve të luajnë me sistem 4-2-4 kundër Barcelonës

Futboll

Del Piero këshillon Pirlon: Juve të luajnë me sistem 4-2-4 kundër Barcelonës

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 14:29
Del Piero

Alessandro Del Piero ka befasuar së fundmi me disa fjalë para ndeshjes Juventus – Barcelona.

Ikona e Juventus ka këshilluar trajnerin Andrea Pirlo që të përdor një sistem tejet sulmues kundër skuadrës katalane.

Del Piero beson se Juventus mund t’ia dal duke përdorur sistemin 4-2-4, sistem ky që nuk është përdoruar thuajse asnjëherë nga kjo skuadër.

“Pirlo po kërkon zgjidhje, ai do të ndryshojë skuadrën edhe sipas kundërshtarit dhe nuk përjashtohet se ai ndryshon sistemin”, ka thënë Del Piero.

“Juve me Dejan Kulusevski dhe Federico Chiesa ka potencial për të shtyrë përpara, me 1 kundër 1. Shoh të mundshëm lojën me dy mesfushorë të qendrës, për një 4-2-4”, ishin fjalët e italianit.

Vështirë se Juventus do të rrezikojë me një loj aq të hapur ndaj Barcelonës, e cila edhe pse në formë të dobët, është skuadër shumë e rrezikshme ndaj ekipeve të hapura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat