Van Basten: Van de Beek nuk duhej të transferohej te Man Utd

Futboll

Van Basten: Van de Beek nuk duhej të transferohej te Man Utd

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 14:44
Van de Beek

Marco Van Basten beson se Donny van de Beek ka bërë një lëvizje të gabuar në merkato.

Legjenda holandeze e futbollit, Marco van Basten, ka insistuar se Donny van de Beek nuk duhej të transferohej te Manchester United.

Sipas Van Basten, lojtari do të jetojë duke qenë pishman për kalimin e tij në ‘Old Trafford’.

“Donny nuk duhej të transferohej te Manchester United”, ka thënë Van Basten.

“Kur je lojtar i mirë, dëshiron të luash çdo javë. Është vërtetë keq për një lojtar si Donny të luaj vetëm gjashtë apo shtatë ndeshje këtë vit”, shtoi holandeze.

“Ai duhet të jetë duke menduar ‘çfarë po bëj këtu?’ në këtë moment”, shtoi mes tjerash Van Basten.

Van de Beek nuk ka qenë pjesë e formacionit bazë të Ole Gunnar Solskjaer, duke bërë që transferimi i tij nga Ajax të vihet në pikëpyetje, si një lëvizje jo aq e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat