Gianluigi Donnarumma është prioriteti i Milan.
Skuadra e Milan po mendon për kontratat e yjeve që aktualisht i ka në skuadër. Një nga problemet është Gigi Donnarumma.
Portieri italian vazhdon të jetë në listën e prioriteve të Milan, për rinovimin e kontratës.
‘Calciomercato’ shkruan se kontaktet e para mes skuadrës dhe portierit do të bëhen gjatë javës së ardhshme.
‘Rossoneri’ nuk duan të humbin një aset të madh të skuadrës, me kontratën e Donnarumma që skadon në verën e ardhshme.
Donnarumma, 21 vjeçar, ka 211 paraqitje me Milan dhe shihet si një nga portierët më të mirë në Evropë.