Juventusi me mungesa ndaj Barcelonës, pas Ronaldos mungon edhe Bonucci

Futboll

Juventusi me mungesa ndaj Barcelonës, pas Ronaldos mungon edhe Bonucci

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 16:28
Bonucci

Juventusi dhe Barcelona do të takohen të mërkuren në kuadër të Ligës së Kampionëve.

‘Zonja e Vjetër’ do të zbres në fushë me mungesën e yllit portugez, Cristiano Ronlado, i cili është infektuar me koronavirus.

Ronaldo edhe pas testimit të dytë ka rezulutuar pozitiv, duke bërë kështu të qartë që gjasat për t’u inkuadruar në fushë janë minimale.

Kurse tani, përveç 35 vjeçarit, ne radhët e Juves pritet të mungoj edhe Bonucci.

Mbrojtësi italian ka pësuar një lëndim në sfidën e djeshme ndaj Veronës.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk është raportuar për ndonjë lëndim serioz, gjithsesi nuk dihet nëse Bonucci do të jetë i gatshëm për përballjen me Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat