Isco zihet mat nga kamerat duke folur për Zidanin

Futboll

Isco zihet mat nga kamerat duke folur për Zidanin

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 17:06
Isco

El Partidazo i Movistar+ ka publikuar një video të bisedës së Iscos para nisjes së ndeshjes mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Imazhet tregojnë të mbledhur disa futbollistë të Realit (Marcelo, Modric, Lucas Vázquez, Militao dhe Jovic) dhe Isco është në qendër të vëmendjes, derisa flet për marrëdhënien me Zinedine Zidanen.

“Mua më ndërron në minutën e 50’ apo 60’ të ndeshjes. Nganjëherë edhe në pushim të pjesës së parë. Nëse duhet të më fus në lojë, më inkuadron në minutën e 80”, iu thotë Isco shokëve sipas El Partidazo.

Zidane nuk i dha minuta në fitoren 3-1 të shtunën në El Clasico dhe nuk pritet ta inkuadrojë nga fillimi as të martën në Champions League kundër Borussia Mönchengladbach. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat