Ramos votohet si mbrojtësi më i mirë në histori të futbollit

Futboll

Ramos votohet si mbrojtësi më i mirë në histori të futbollit

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 17:51
Sergio Ramos

Mbrojtësi i Real Madridit është votuar nga tifozët si më i miri në pozitën e tij në histori të futbollit me 64% të tyre që u pajtuan me pyetjen e parashtruar nga France Football.

Lojtari 34-vjeçar tashmë është mbrojtësi me më së shumti gola në histori të La Ligës, me realizimin nga penalltia përball Real Sociedadit në fillim të këtij vitit, duke nënkuptuar se ai ka shënuar më shumë se Xavi, Andres Iniesta dhe Paul Pogba.

Në fundjavën që shkoi, Ramos arriti që të tregonte se është një lojtar shumë me ndikim te Real Madridi, pasi shënoi në fitoren 3-1 përballë Barcelonë në Camp Nou.

Pas përballjes në El Clasico, shumë lexues të France Football janë pajtuar se Ramos është mbrojtësi më i mirë në histori të futbollit.

Mediumi francez ka shkruar se Ramos, që ka fituar Kupën e Botës, dy Kupa të Evropës, katër Liga të Kampionëve dhe pesë trofe të ligës.

Spanjolli është një lojtar që luan në mënyrë fantastike si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, e që këtë më së miri e tregojnë edhe 100 golat e tij të shënuara deri më tani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat